Behgjet Pacolli shkon në shtëpinë e tij në Hajvali

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas kthimit të tij nga Shqipëria në Kosovë, ka shkuar në shtëpinë e tij, në Hajvali.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në ‘Facebook’.

“Sapo arrita në shtëpinë time. Sa më mungonte atdheu”, ka shkruar Pacolli.

Ai pasi aterroi në aeroportin ‘Adem Jashari’, deklaroi se në asnjë moment nuk është shprehur se do të veprojë në kundërshtim të masave të institucioneve.

“Unë i nënshtrohem të gjitha masave të ndërmarra… Nuk lejoj të ketë përparësi apo përjashtim për mua”, tha Pacolli para gazetarëve.

Lidhur me lejen ose moslejimin për të aterruar në Aeroportin e Prishtinës, Pacolli tha se është frikësuar për ndonjë sulm terrorist dhe se kjo ka qenë arsyeja e ndaljes së tij në Tiranë.

“Pikërisht frika nga ndonjë sulm terrorist unë kam aterruar në Tiranë”, tha ai.

Pacolli: Pata frikë nga ndonjë sulm terrorist, për atë aterrova në Tiranë