Agim Bahtiri Facebok/FarukMujka

Behgjet Pacolli nuk mërzitet për largimin e Agim Bahtirit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur rreth aderimit të Agbim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryetari aktual i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri pritët sot të aderoj në partinë e Albin Kurtit.

“S’merrem me persona. AKR ka lindë si subjekt politik, në AKR kanë ardhur njerëzit janë edukuar, kanë marrë forcë e kanë përdoruar si trambulinë kanë shku dhe AKR-ja këtu gjithmonë dhe ne jemi liberal, nuk hidhërohemi me njerëz që vijnë e shkojnë. Vlerë të madhe i japim vetëdijës dhe edhe në të ardhmen do të luftojmë shumë që të krijojmë njerëz të vetëdijshëm, nuk do të merrem me persona, nuk do të merrem me njerëz. AKR ka egziston, është dhe do të ekzistoj”, tha Pacolli para gazetarëve të premten.

“AKR ka qenë gjithnjë përcaktuese në përcaktimin e politikave të mira në Kosovë, politikave të mira”, deklaroi ai.

Ndryshe, sot AKR dhe Nisma Socialdemokrate kanë lidhë koalicion parazgjedhor ndërsa kandidat për kryeministër është caktuar Fatmir Limaj.

Lidhet koalicioni Nisma-AKR, Fatmir Limaj kandidat për kryeministër

www.kallxo.com