Ilustrim
Behgjet Pacolli aterron në Aeroportin e Prishtinës
30.4.2020 - 18:54
Aeroplani i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, sapo ka aterruar në Aeroportin e Prishtinës.
Ekipet mjekësore janë futur në brendi të Aeroportit dhe pritet ta kontrollojnë gjendjen e tij shëndetësore.
Te Aeroporti kanë ardhur edhe njësi të Policisë si dhe familjarë.
Nuk dihet nëse Pacolli do të dërgohet në karantinë në Qendrën e studentëve, sikur secili qytetar që ka ardhur nga jashtë vendit, apo do t’i mundësohet të shkojë në shtëpi.