Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bëhet publike lista e bizneseve fituese për 'Akull n'Verë'

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar listën e bizneseve fituese për projektin Akull n’Verë.

“Komisioni vlerësues ka përzgjedhur 30 biznese fituese, nga 101 sa kanë aplikuar për të përfituar shtëpizë për aktivitetin më të ri në kryeqytet, Akull n’Verë, që hapet me 15 korrik të këtij viti”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kryetari Ahmeti ka bërë të ditur se janë ndarë 27 shtëpiza druri dhe 3 minikamioneta.

Fituesit janë ftuar në Komunën e Prishtinës të hënën më 12 korrik 2021, nga ora 14:00, për tërheqjen e shortit për shtëpizë. Dhe se bizneset fituese duhet të kenë me vete edhe numrin e protokollit të aplikimit.