Bëhen bashkë djemtë e Thaçit, Veselit dhe Lushtakut

Djali i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku është takuar me djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe djalin e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është përgjegjësi e madhe të jesh pasardhës i themeluesve të UÇK-së, duke ia bashkangjitur edhe një foto me Endrit Thaçin dhe Klestor Veselin.

“Është përgjegjësi e madhe të jesh pasardhës i themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ndihemi krenarë që jemi pasardhës të ÇLIRIMTARËVE!”, ka shkruar ai.

Sami Lushtaku, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ishin bashkëluftëtarë dhe ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.