Begaj takim me Stoltenberg: Ka ardhur koha që Kosova të jetë në NATO

Presidenti i Shqipёrisё Bajram Begaj, konsideron se ka ardhur koha, kur duhet tё konsiderohet mundësia e përfshirjes sё Kosovës nё strukturat e NATO-s.

“Republika e Kosovës ёshtё shtet sovran edhe i pavarur me vizion për integrime në familjen euro atlantike. Vlerësojmë maksimalisht angazhimin e NATO-s në rajon dhe tё KFOR-it si  garantues i paqes në Kosovë dhe rajon. Po kalojmë një kohë kur nevojiten vendime të guximshme. Koha që të shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në strukturat euro-atlantike“, ka deklaruar presidenti shqiptar, i cili pёr herë tё parё vizitoi selinё e NATO-s ku bisedoi me sekretarin e pёrgjithshёm, Jens Stoltenberg.

Skur Begaj, ashtu edhe bashkëbiseduesi i tij Stoltenberg shprehen shqetësimet pёr shkak tё veprimtarisë ruse nё Ballkanin Perёndirmor ku, siç u tha, po rrezikohen edhe interesat e rajonit dhe vet NATO-s.

Ata gjithashtu përkrahen procesin e dialogut Kosovё-Serb,i i cili duhet tё çoj drejt normalizimit tё raporteve tё kёtyre dy vendeve.

Nё kёtë rrafsh shefi i Alenacёs Veriatlantike, Jens Stoltenberg mirëpriti takimin e javes sё shkurar nё mes tё kryeministrit tё Kosovёs, Albin Kurtiti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“NATO do të vazhdojë të mbështes fuqishëm këtë dialog sepse e shohim si rrugën e vetme dhe të duhur për paqe dhe stabilitet në Kosovë. Kemi njё rast historik për paqe të qëndrueshëm dhe mirëpres qasjen konstruktive”, u shpreh Stoltenberg duke porositur se ёshtё më me rëndësi, që të dyja palët të dëshmojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis drejt gjetjes sё zgjidhjes afatgjate.

Secila zgjidhje, sipas Jens Stoltenberg, duhet të ketë parasysh të drejtat e njeriut, fqinjësinë e mirë dhe sundimin e ligjit.

Ndryshe, pas takimit me presidentin shqiptar ka reaguar në Twitter sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Takimi i mbarë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Shqipëria është një aleate e çmuar dhe luan një rol kyç në promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n. Ne diskutuam rëndësinë e NATO-s -KFOR-i, misionin tonë dhe mbështetje për partnerët, veçanërisht për Ukrainë”, ka shkruar Stoltenberg./RTKLive