Begaj: Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria meritojnë të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Ai ka thënë se Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Shqipëria e mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se NATO mbetet një garancë e paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë” – tha Begaj.

Ai ka thënë se Shqipëria vlerëson se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, ishte vendim i duhur.

Begaj gjatë një konference për medie, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur edhe për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Sipas Begajt, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejt që ata duhet ta gëzojnë, si të gjithë qytetarët e rajonit  për të cilën e sigurova presidenten Osmani që Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj për përmbylljen me lajm pozitiv” – tha tutje Begaj.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë së mbështet plotësisht të drejtën legjitime për shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës.

“Mbështesë plotësisht të drejtën legjitime për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në. Vlerësoje qëndrimin e presidentes dhe Qeverisë së Kosovës në vazhdimin e dialogut me Serbinë si e vetmja mënyrë për të bërë të qartë që realiteti i Kosovës së pavarur është i pa kthyeshëm dhe i pa ndryshueshëm” – ka thënë tutje ai.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ardhur për vizitë zyrtare për herë të parë në Kosovë që nga marrja e detyrës.

Begaj zyrtarisht është betuar si president i Shqipërisë më 27 korrik.