Begaj: Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut
Në konferencën e 27-të të Iniciativës së SHBA-së – Karta e Adriatikut, që po mbahet sot, më 18.09.2024, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar që Kosova të anëtarësohet në Iniciativën e SHBA-së – Kartën e Adriatikut.
“Anëtarësimi i Kosovës në këtë kartë është thelbësor jo vetëm për sigurinë e Kosovës por edhe stabilitetin e gjithë rajonit. Kosova, ndonëse është shtet i ri, ka treguar përkushtim ndaj paqes dhe bashkëpunimit dhe përbënë një faktor kontribues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”- ka thënë Bajram Begaj.
Begaj theksoi se Ballkani Perëndimor po përballet me sfida në fushën e sigurisë, që sipas tij, pavarësisht përparimeve në dekadat e fundit, rajoni mbetet “i ndjeshëm ndaj ndikimeve që mund ta destabizilojnë paqen”.
“Rajoni ynë, Ballkani Perëndimor gjthashtu përballet me sfidat e tij specifike, veçanërisht në fushën e sigurisë. Pavarësisht përparimeve të rëndësishme në dekadat e fundit, rajoni ynë mbetet i brishtë dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të brendshme dhe të jashtme që mund të destabilizojnë paqen dhe stabilitetin e arrirë. Tensionet arificialisht të krijuara, qoftë të natyrës etnike apo ato të natyrës politike, ndërhyrjet e huaja nga autorë të tretë dhe kërcënimet e sigurisë kibernetike, kërkojnë vëmendje të veçantë dhe bashkëpunim të thelluar ndër vite dhe me pratnerët tanë”- ka deklaruar Begaj.
Presidenti shqiptar, në fjalën e tij ka folur edhe për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme duke thënë se këto çështje kërkojnë angazhim të përbashkët për t’i adresuar në mënyrë efikase.
Begaj, gjatë konferencës ka shtuar se Shqipëria do të lauj rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe se shqiptarët janë dëshmuar si mbështetës të së ardhmes europiane dhe euroatlantike.