Ragip Begaj, kryetar i komunës së Malishevës. Foto: Atdhe Mulla

Begaj komenton aktakuzën e ngritur ndaj tij

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka deklaruar për KALLXO.com se nuk është dijeni që i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale.

Begaj tha se për këtë çështje është njoftuar nga ana e mediave.

“Nuk kam njohuri për këtë aktakuzë përmes portaleve e mora veshë. Prokuroria deri më tani nuk më ka njoftuar se për çka më është ngritur aktakuzë”, tha Begaj.

Prokuroria Speciale, sot  ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Ragip Begajt, kryetar i Malishevës, në Gjykatën e Prishtinës.

Prokuroria e akuzon të pandehurin Ragip Begajt për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Arsyeja për të cilën akuzohet i pandehuri Ragip Begajt, sipas prokurorisë është se i njëjti dyshohet, se në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtarë ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ragip Begajt

.