Foto: Bedri Hamza / facebook
Bedri Hamza u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një ditë para përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Bedri Hamza tha së qëndrojmë të bashkuar siç kemi qenë gjithmonë për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar bashkë për të ardhmen e dy shteteve.
“Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tone”- është shprehur Hamza përmes postimit të tij në Facebook.
Ndër të tjera Hamza tha se kur shteti i Kosovës dhe Shqipërisë janë mirë, më mirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë.
“Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë”- shkruan Hamza
Përmes këtij njoftimi Bedri Hamza bëri të ditur së për nder të festës së 28 Nëntorit do të qëndrojë në Tiranë.