Bedri Hamza sfidon taksat e Qeverisë së Isa Mustafës

Bedri Hamza, ish- ministër i Financave, i ftuar për #debatpernime në serinë e debateve parazgjedhore Zgjidhje para Zgjedhjeve ka deklaruar se dikasteri që ai ka udhëhequr ka përfunduar punë të mira për shtetin dhe qytetarët.

Sipas Hamzës, ky dikaster përveç investimeve rrugore në autostrada ka rritur edhe pagat.

Sipas tij asnjë ekonomist nuk e përkrah dallimin e pagave nga ai privat  dhe publik.

Hamza ka theksuar se punësimi është rritur edhe pse ende nuk është në nivelin e duhur, duke shtuar se Kosova ka nevojë për reforma strukturore në sistemin arsimor duke përfshirë më shumë gra.

“Shteti ka mjete, nuk ka vonesa në pagesa të pensioneve, pagesa të produkteve kapitale. Rritja ekonomike ka qenë pozitive, mesatare ka qenë 4 për qind, por nuk është e mjaftueshme. Borxhi publik është i ulët në krahasim me bruto produktin, diku rreth 17 për qind. Përveç infrastrukturës rrugore, investime në projekte kapitale në shkolla, po ashtu kemi pasur edhe rritje të pagave dhe ne si ekonomist nuk e përkrahim dallimin e pagës në sektorin publik dhe atë privat. Kjo rritje ekonomike, kjo dinamikë e zhvillimit nuk është arritur ta kalojmë këtë sfidë. Ekonomia jonë është më shumë konsumuese, varemi shumë nga importet, ne importojmë ve, pemë, të cilat ne mund t’i prodhojmë vet. Nuk është arritur që të kemi më shumë ndërmarrje prodhuese. Statistikat lënë shumë për të dëshiruar, numri i të papunëve në sistemi arsimor dhe te gratë tregojnë shumë. Papunësia nuk është zbutur”, ka deklaruar Hamza.

Hamza ka theksuar se punësimi është rritur edhe pse ende nuk është në nivelin e duhur, duke shtuar se Kosova ka nevojë për reforma strukturore në sistemin arsimor duke përfshirë më shumë gra.

Edhe rregullimin e sistemit të rendit dhe ligjit, Hamza e ka listuar si një ndër prioritetet e qeverisë në ardhje dhe thënë se “ne si politikanë duhet të krijojmë kushte që personat kompetent të veprojnë”.