Bedri Hamza

Bedri Hamza: Paralajmërimet për tërheqjen e trupave amerikane për PDK-në janë serioze

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, tha se paralajmërimet për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova janë serioze për partinë e tij.

“Grupi Parlamentar i PDK i merr me shqetësim serioz paralajmërimet e fundit për Kosovën për tërheqjen e trupave amerikane dhe pezullimin e projekteve milionëshe. Konsiderojmë se Kosova në fazën përfundimtare të dialogut duhet ta zhvillojë më bashkërendim me SHBA-të dhe BE-në”, tha Hamza.

Kuvendi po mban debat parlamentar në lidhje me rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e qasjes shpërfillëse e joserioze të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-ve”.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 11 mars 2020

.