Bedri Hamza nuk e bëra namin që refuzova pagën

Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza ia ka përmendur rritjen e TVSh-së dhe rritjen e akcizave Avdullah Hotit, i cili kishte udhëhequr Ministrinë e Financave në Qeverinë Mustafa në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa ka shtuar se pozita dhe stabiliteti makrofiskal i Kosovës është përforcuar.

“Pozita dhe stabiliteti makrofiskal i vendit janë përforcuar dhe nuk e ka dobësuar. Në qeverinë e kaluar ku nuk ka qenë vetëm LDK por edhe partia ku jam unë. Një pjesë e rritjes së të hyrave ka ardhur si rezultat i rritjes së normës së TVSH-së nga 16 për qind në 18 për qind, disa artikuj janë rrit e disa janë zbritur, por shyqyr Zotit që shqiptarët tash më nuk po hanë vetëm bukë e kripë e ujë, por kanë lëvizë edhe kah luksi. Nga kjo rritje, të hyrat në doganë prej importimit të veturave më të vjetra kanë qenë në dallim diku 900 milionë euro që në vitin vijues nuk kanë qenë. Pastaj rritjen e akcizave që kanë ndodhur dy herë e që është 24 milionë. Te TVSH vendore janë 16. 5 për qind, Ligjin për faljeve e borxheve”, ka thënë Hamza.