Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bedri Hamza mori më së shumti votat me kusht nga kandidatët për Mitrovicën

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi pa balotazh në Komunën e Mitrovicës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Pas tetë viteve të qeverisjes së Agim Bahtirit, Hamza do të udhëheqë Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Hamza po del të jetë kandidati më i votuar edhe te votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Ai ka marrë 417 vota.

Ndërkaq Agim Bahtiri renditet i dyti me 295 vota ndërsa i treti kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Agolli me 109 vota.