Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

Bedri Hamza do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

“Bedri Hamza është Kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit”, ka shkruar Krasniqi.

Në vitin 2019 Hamza është zgjedhur kryetari i PDK-së në Mitrovicë.

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së në Mitrovicë