Bedri Hamza ia përmend ‘jakat e bardha’ Albin Kurtit

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në seancën planetare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kurti asnjëherë nuk ka arritur ta tejkaloj veten dhe t’i drejtohet me respekt kësaj pozite.

“Jeni i shtati me radhë, pjesa dërmuese e tyre deri në momentin e zgjidhjes kryeministër kanë pasur kontribute të pakrahasueshme, më shumë se ju. Kthehemi në viti 2007 ku janë të njohura parullat dhe performancat e juaja për të gjithë ne. Në zgjedhjet e vitit 2010 garuat ju vetë dhe u bëtë deputet, post të cilin ju e ofenduar dhe u tallët me të. Ju i fyet e ofenduar bartësit e institucioneve, i sulmuat fizikisht ata, por edhe familjen e tyre”, ka thënë Hamza.

Hamza tutje i ka thënë Kurtit se ka qenë edhe jashtë traditave të lashta shqiptare.

“Kur dikush ka qenë me grua edhe në rastet më të rënda është kursyer, ju jo që i sulmuat po edhe në prezencë të bashkëshorteve të tyre bëtë këtë. Folët shumë për jakat e bardha, dhe pas një kohe të shkurtë ju jeni në jaka të bardha edhe atë kualitet”, ka thënë Hamza.

Ai tutje i është drejtuar Kurtit edhe për flamurin e Kosovës për të cilin i ka thënë se ishte kundër flamurit të Kosovës por kur është në pyetje pushtetit, ai ndryshoi.

“Kur e gjithë Kosova përkrahte kombëtaren në futboll, ju asnjëherë asnjë fjalë nuk e thatë. Kur e sheh interesin e ngushtë politik, jo vetëm që shkon në stadium por edhe kujdesesh me tregu në rrjete sociale me deklarata populliste në tribunat e lindjes, edhe më popullsite kishte me qenë nëse do të ishin në tribunat mbrapa portës”, u shpreh Hamza.

Ai tutje ka pyetur Kurtin për qasjen tij për dialogun Kosovë- Serbi, e po ashtu edhe për ministritë të cilat sipas Hamzës i ka filluar me 12 e përfundoj me 15.

“Shkurt i numërova disa gjëra që kanë mungesë të konsistencës vetëm në një qëllim jeni konsistent arritjen në pushtet dhe karrigen”, ka thënë Hamza.

Bedri Hamza i PDK-së e konteston programin ekonomik të Albin Kurtit