Bedri Hamza i PDK-së e konteston programin ekonomik të Albin Kurtit

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza gjatë seancës së sotme ka kontestuar premtimet e dhëna nga mandatari për kryeministër, Albin Kurti.

Hamza tha se premtimet e Kurtit nuk mund të arrihen me një buxhet prej 3 milardë euro.

Ai gjithashtu tha se ka thënë se nuk kanë parë akoma program të qeverisë mbi të cilin do të mund të diskutonin.

“Ne dëgjuam këto ekspoze nga mandatari për kryeministër, por si deputetë nuk kemi program dhe për programin sigurisht që nuk mundmi më diskutu detajisht derisa të njëjtin ta kemi. Ne nuk e kemi parë përbërjen e kabinetit të mandatarit. Grupi parlamentari i PDK-së sigurisht që janë të përgatitur për këtë seancë. PDK e ka qëndrimin e vetë se si do të votojë dhe sigurisht edhe një element qe neve na bënë mos me e votu është pabesueshmëria nga ajo që u tha. Premtimet që u dhanë, nuk ka ekonomistë në këtë sallë që dhe jashtë saj, që mundet me i akomodu brenda buxhetit 3 miliardë e pamundshme. Le të del një ekonomist edhe brenda VV-së apo LDK që mundet me argumentu gjithë këto premtime brenda buxhetit 3 miliardë, atëherë unë kam me ja bë shumë seriozisht vetës pyetje. Grupi parlamentar i PDK do të ketë diskutimet ve veta e në bazë të saj do të jetë edhe qëndrimi jonë”, tha Hamza.

Votimi i Qeverisë Kurti

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 3 février 2020