Bedri Hamza bën publike emrat e drejtorëve të rinj komunal

Kryetari i ri i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë publik emrat e 13 drejtorëve të Drejtorive Komunale, nga 14 drejtori sa i ka gjithsej kjo komunë.

Sipas njoftimit, drejtoreshë e Arsimit do të jetë Drita Kadriu; drejtor i Shëndetësisë Fahri Shabani; drejtoreshë për Buxhet dhe Financa Igballe Islami; Granit Tmava do të jetë drejtor për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë.

Valon Ibrahimi është emëruar drejtor i Inspekcionit; drejtor i Bujqësisë është Ferdi Kadriu; Valdete Idrizi është emëruar për Kulturë, Rini dhe Sport; Elvis Feka është drejtor i Prokurimit; Bahtir Maxhuni në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim; Artan Berisha në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë; në Drejtorinë për Planifikim dhe Urbanizëm është emëruar Edison Tërnava.

Në Administratë është emëruar Gëzim Stavileci dhe në Drejtorinë për Mbrojtjen e Mjedisit është emëruar Egzon Sadiku.

Kurse i pari i Drejtorisë së Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, sipas njoftimit, do të emërohet në javën e ardhshme.