BE reagon për dëmtimin e makinave të KALLXO.com dhe RTV Dukagjini

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar sulmin ndaj makinave të ekipit të mediave KALLXO.com dhe RTV Dukagjini  teksa po raportonin për gjendjen në komunat në veri të Kosovës.

Përmes rrjetit Twitter ai theksoi se gazetarëve duhet t’u lejohet të kryejnë punën pa frikë për sigurinë e tyre.

“BE dënon dëmtimin e sotëm të makinave që i përkasin KALLXO dhe RTV Dukagjini. Edhe pse situata e sigurisë në veri është e tensionuar dhe e vështirë, gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa frikë për sigurinë e tyre”- ka shkruar ai.

Makina të shumë mediave në Kosovë, përfshirë edhe atë të ekipit të KALLXO.com janë dëmtuar duke u shpuar gomat, thyer xhamat e shënuar grafite nacionaliste serbe gjatë raportimit të tyre nga protesta e qytetarëve serb në komunat Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan në kundërshtim të kryetarëve të rinj shqiptarë.

Dëmtohen veturat e ekipit të KALLXO.com dhe RTV Dukagjini – PAMJE