FOTO- BBC

BE pranon zgjatjen e afatit të Brexit deri mw 31 janar

BE ka rënë dakord të zgjasë afatin e Brexit deri më 31 janar 2020, sipas një postimi në Twitter nga presidenti i Këshillit Evropian, raporton BBC.

Donald Tusk tha se Bashkimi Evropian do të lejojë një të ashtuquajtur “fleksension” – që do të thotë që Mbretëria e Bashkuar mund të largohet para afatit nëse një marrëveshje do të aprovohej nga Parlamenti.

Kjo zgjatje e afatit vjen në kohën kur deputetët Britanez përgatiten të votojnë propozimet e Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 12 dhjetor.

SNP dhe Demokratët Liberal kanë propozuar gjithashtu zgjedhje të parakohshme në 9 dhjetor.

Draft-teksti i një marrëveshje për 27 ambasadorët e BE-së –  gjithashtu përfshiu një marrëveshje që Marrëveshja për daljen e Britanisë së Madhe nga BE nuk mund të rinegociohet në të ardhmen.

Mbretëria e Bashkuar duhej të dilte nga Bashkimi Evropian të enjten, por Kryeministri Boris Johnson duhet të pranojë vonesën pas një ligji të miratuar muajin e kaluar nga deputetët.

Përgatiti- Senad Durguti