BE përmend masa ndaj Kosovës nëse situata nuk ndryshon
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano tha se jo vetëm Bashkimi Europian por edhe përmes të gjithë partnerëve ndërkombëtare po mundohen ta bindin Kosovën që mos të marr hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar, pas mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të vendit dhe deklarimeve të tyre për hapjen e Urës së Ibrit.
Stano tha që shpresojnë që autoritetet në Kosovë t’i dëgjojnë mesazhet dhe ta ndalojnë BE-në për masat që mund të konsiderojnë t’i marrin.
“Të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos përfshihet në ata hapa serioze kundërproduktive negative, të njëanshëm e të pakoordinuar. Dhe shpresojmë se më në fund ata do të dëgjojnë mesazhet dhe do të na ndalojnë të mendojmë se çfarë masash do të mendojmë të marrim në përgjigje të… nëse situata nuk ndryshon”– tha Stano në një konferencë për media më 08.08.2024.
Stano tha se masat e vendosura në qershor 2023, janë janë ende në fuqi për shkak se shtetet anëtare nuk kanë vendosur ndryshe.
Stano tha se ato masa ende janë në fuqi dhe ‘që masat janë progresive, mund të shtohen, mund të zvogëlohen, varësisht nga zhvillimi i situatës’.
“Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët europianë pajtohen se ato duhet të shtohen. Nga ana tjetër, ne lëshuam deklaratën dhe qëndrimet tona për çështjet e bastisjeve në zyrat e Postës së Serbisë. dhe në përpjekjet për hapjen e njëanshme të urës mbi Ibër”- shtoi Stano.
Ai tha se në tre ditët e kaluara ua bëmë të qarta qëndrimet shumë qartë homologëve tanë në Kosovë në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve, jo vetëm të Bashkimit Europian.
Verën e kaluar, BE-ja ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese kundër Kosovës – përfshirë anulimin e disa takimeve në nivel të lartë – duke vlerësuar se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në veriun e banuar me shumicë serbe.
Qeveria e Kosovës ka insistuar disa herë se ajo i ka përmbushur kërkesat, dhe se situata në veri të Kosovës është shtensionuar.
Ndër masat e BE-së janë suspendimi i përkohësisht i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kosova, po ashtu, nuk ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Masat tjera janë suspendimi i programimit të fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 (Fondet e Para-Anëtarësimit).