BE miraton buxhetin dhe pakon e rimëkëmbjes prej 1.8 trilion eurosh për vitet 2021-2027

Udhëheqësit e BE kanë rënë dakord për një pako të rimëkëmbjes dhe buxhetin për vitet 2021-2027 që do të ndihmojë në rindërtimin e BE-së pas pandemisë dhe do të mbështesë investimet gjatë transicionit të saj mbi mjedisin dhe dixhitalizimin.

“Kemi arritur një marrëveshje për pakon e rimëkëmbjes dhe buxhetin evropian. Këto ishin, natyrisht, bisedime të vështira në periudha shumë të vështira për të gjithë evropianët. Një maratonë që përfundoi me sukses për të 27 shtetet anëtare, por veçanërisht për qytetarët e BE-së. Kjo është një marrëveshje e mirë. Kjo është një marrëveshje e fortë. Dhe më e rëndësishmja, kjo është marrëveshja e duhur për Evropën, tani.” – ishte konkluzioni nga Këshilli i Evropës, bërë publik përmes një konference për media nga Presidenti i këtij Këshilli, Charles Michel.

Sipas Michel, ndërhyrja socio-ekonomike nga kriza COVID-19 kërkon një përpjekje të përbashkët dhe inovative në nivelin e BE-së, në mënyrë që të mbështesë rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë e ekonomive të vendeve anëtare.

Për të arritur rezultatin e dëshiruar dhe që i njëjti të jetë i qëndrueshëm, përpjekja për rimëkëmbjen duhet të lidhet me MFF tradicionale, e cila ka formuar politikat buxhetore të BE që nga viti 1988 dhe ofron një perspektivë afatgjatë.

Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord për një pako gjithëpërfshirëse prej 1,824.3 miliardë eurosh, e cila kombinon Kornizën Financiare Shumëvjeçare (MFF) dhe një përpjekje të jashtëzakonshme për rimëkëmbjen, nën instrumentin e Gjeneratës e Radhës të BE (NGEU).

Marrëveshja përfundimtare parashikon gjithashtu shpërndarjen e fondeve buxhetore sipas zonave, duke filluar nga Fondi i Kohezionit, për të cilin u ndanë shuma më e madhe prej 322 miliardë eurosh, përmes Fondit të Burimeve të Ripërtëritshme dhe Mjedisit (240 miliardë euro), Tregut të Vetëm për Inovacion dhe Digitalizim (132.7 miliardë ), Fondi për Migracionin dhe Menaxhimin e Kufijve (22.6 miliardë €), Mbrojtjen dhe Sigurinë (13,1 miliardë €), Administratën Publike (73.1 miliardë €) dhe Fondin pwr Fqinjësi të mirë (98.4 miliardë €).