Foto: REL/Shutterstock

BE-ja u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë për vaksinimin

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë për vaksinimin kundër koronavirusit.

Mirëpo, BE-ja nuk është përgjigjur në mënyrë të qartë se si i shohin kritikat nga Kosova për “sjelljen në mënyrë joligjore të disa dozave të vaksinave nga Serbia”.

“Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe duke i shikuar raportet për këto zhvillime që kanë të bëjnë me shpërndarjen e vaksinave. Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përputhje me aranzhimet relevante nga dialogu për lëvizjen e mallrave dhe certifikimin e prodhimeve farmaceutike”, ka thënë në një përgjigje me shkrim, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri./REL