Ilustrim - Foto: Ministria ukrainase e Mbrojtjes / Facebook
BE-ja e ka furnizuar Ukrainën me mbi 980 mijë predha
Bashkimi Europian e ka furnizuar Ukrainën me më shumë se 980 mijë predha në luftën me Rusinë dhe planifikon që deri në fundvit shifra ta kalojë njëmilionëshin, ka bërë të ditur të hënën (11.11.2024) shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, raporton Reuters.
BE-ja ishte menduar ta realizonte cakun e furnizimit me predha artilerie prej 155 milimetrash deri në mars të vitit 2024, por më vonë do të njoftonte se kapacitetet prodhuese nuk e përballonin arritjen e këtij caku.
“E d i se ne kemi dhënë zotimin për ta arritur këtë nivel deri në pranverë – dhe dështuam. Por ne mund ta bëjmë këtë deri në fund të vitit”, ka deklaruar Borrell për edicionin europian të mediumit ukrainas, ‘Pravda”.
Kryeministri çek, Petr Fiala, ka thënë se një nismë e ndarë e udhëhequr prej Pragës do të sigurojë pesëqind mijë predha për Ukrainës deri në fund të vitit.
Ukraina ka rritur gjithashtu edhe prodhimin e brendshëm të armatimit në përpjekje për të reduktuar varësinë e saj prej asistencës ushtarake prej aleatëve dhe për t’u siguruar se armatimin do ta ketë me kohë.
Zyrtarët e lartë ukrainas për armatim kanë thënë se Ukraina do ta rrisë prodhimin e mortajave nga zeroja në fillim të pushtimit rus në miliona sosh në vit.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com