BE i dhuron Policisë dhe Shërbimit Korrektues maska mbrojtëse

Zyra e Bashkimit Evropian, sot,  ka dorëzuar 8 mijë maska mbrojtëse për Policinë e Kosovës dhe 2 mijë maska për Shërbimin Korrektues të Kosovës për t’i ndihmuar në luftimin e COVID-19.

Zëvendës Shefi i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Riccardo Serri, tha se policët janë në vijën e parë në luftën ndaj pandemisë.

“Policët janë në vijën e parë në këtë luftë dhe unë do të doja të shfrytëzojë këtë rast për të falënderuar çdo oficer policie në këtë situatë emergjente për përpjekjet e tyre”, tha ai.

“Ne mund të luftojmë vetëm pandeminë së bashku pasi është një sfidë globale. Në këtë pandemi, secili nga ne mban përgjegjësinë për të ndaluar përhapjen e virusit duke respektuar kufizimet e vendosura dhe duke respektuar dhe mbështetur oficerët e policisë që po garantojnë sigurinë publike në interes të të gjithëve “, shtoi më tej Serri.

BE ka ndihmuar Kosovën me 5 milionë euro për luftimin e pandemisë, ndërsa ditë më parë u dorëzua pjesa e parë e kësaj ndihme.

BE-ja dorëzoi sot pjesën e parë të ndihmës prej 5 milionë euro për Kosovën

Në vend, deri tani, janë shënuar 851 persona të infektuar me COVID-19, prej tyre 381 të shëruar dhe 25 viktima.