BE i bën thirrje Malit të Zi ta revokojë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim i ka bërë thirrje Mali të Zi që ta revokojë vendimin e saj për përjashtimin e Ambasadorit Serb – i cili u morr ditë para se një qeveri, më pro-serbe, ta marrë qeverisjen e vendit.

 

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerimin, Oliver Varhely, i ka bërë thirrje Malit të Zi ta revokojë vendimin e tij për dëbimin e ambasadorit serb, ndërkohë që tensionet politike vazhdojnë midis dy vendeve fqinje.

Me 28 Nëntor, autoritetet malazeze e shpallën ambasadorin Vladimir Bozoviq persona non grata, duke cituar deklarata gjoja se të papranueshme në lidhje me historinë dhe shtetësinë e vendit.

Serbia, pastaj, fillimisht e tërhoqi notën mikpritëse tek ambasadori malazez, Tarzan Millosheviq. Sidoqoftë, një ditë më vonë, më 29 nëntor, kryeministrja Serbe Ana Brnabiq e anuloi atë vendim, duke thënë se Beogradi dëshiron ta shtrijë “dorën e bashkëpunimit dhe miqësisë”.

Të Dielën, Varhely i kërkoi qeverisë malazeze të bëjë të njëjtin gjest. “Unë i bëj thirrje Malit të Zi të bëjë të njëjtën gjë. Respektimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë gurthemeli i zgjerimit të BE-së dhe procesit të Asociim-Stabilizimit,”shkroi Varhely në llogarinë e tij në Twitter, duke iu referuar ambicjeve të anëtarësimit në BE të të dy vendeve.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi akuzoi Bozoviqin për ndërhyrje të vazhdueshme në çështjet e Malit të Zi, duke vënë në dukje se ambasadori ka marrë paralajmërime verbale dhe me shkrim për të hequr dorë.

Në vend të kësaj, perderisa i adresohej konferencës së Këshillit Kombëtar Serb në kryeqytetin malazez, Podgoricë, Bozoviq e kishte përshkruar vendimin e një kuvendi malazez, të thirrur në vitin 1918, për t’u bashkuar me Serbinë, si një akt të “çlirimit dhe shprehjes së lirë të vullnetit të popullit për t’u bashkuar me Serbinë vëllazërore ”.

Në vitin 1918, një kuvend i mbledhur me shumë nguti kishte marrë vendim që Mali i Zi të bëhej pjesë e Mbretërisë së re të Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, e njohur më vonë si Jugosllavi. Mandati i tij demokratik dhe e drejta për të shfuqizuar shtetin e vjetër kanë qenë një çështje e kontestuar qysh prej asaj kohe.

Në vitin 2006, Mali i Zi e shpalli pavarësinë e saj, duke u bërë shtet sovran, edhe një herë, për herë të parë që nga fundi i Luftës së Parë Botërore.
Që atëherë, qeveritë malazeze e kanë dënuar vendimin e marrë në Kuvendin e Podgoricës, duke thënë se ky vendim rezultoi me “zhdukjen e Malit të Zi” si shtet.

Kryeministri i emëruar i qeverisë së ardhshme, Zdravko Krivokapiq, koalicioni i të cilit dominohet nga partitë pro-serbe, e kritikoi vendimin e qeverisë në largim, duke e akuzuar atë për thellimin e ndarjeve midis serbëve dhe malazezëve përpara se të marrë detyrën e udhëheqësit të qeverisë këtë të enjte.

Media kanë raportuar se udhëheqësit e Frontit Demokratik, si pjesë e qeverisë së re, Andrija Mandiq dhe Milan Knezeviq, zhvilluan bisedime me Presidentin Serb Aleksandar Vuçiq duke kërkuar nga ai lehtësimin e tensioneve midis dy shteteve para se të bëhet zgjedhja e qeverisë së re më 2 dhjetor.

“I takon qeverisë së re të vendosë lidhur me vendimin për dëbimin, kjo është një çështje e brendshme e Malit të Zi,” deklaroi Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq për transmetuesin publik të Serbisë, ditën e Dielë.
Zyrtarët malazezë janë përfshirë në përleshje me Bozoviqin më parë për shkak të deklaratave të tij. Më 12 maj, Ministria e Jashtme e ka ftuar atë për konsulta pasi ai kritikoi transmetuesin publik për shfaqjen e një videoje nga këngëtari nacionalist kroat Marko Perkoviq, i njohur ndryshe edhe si “Thompson”.

Më 11 nëntor, Bozoviq u detyrua ta shtynte ceremoninë e vendosjes së kurorës në një pllakë përkujtimore në qytetin e Budvës, ngritur për nder të “çlirimtarëve serbë” të qytetit në Luftën e Parë Botërore, Ministria e Jashtme e Malit të Zi dështoi të japë miratimin e saj lidhur me këtë.

Ministria e informoi ambasadorin serb se ceremonia ishte ndërhyrje të hapur në punët e brendshme të një shteti sovran dhe përbënte një falsifikim të historisë. BalkanInsight