BE e bën të ditur paketën e gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

BE-ja po propozon ndalimin e të gjitha importeve të naftës ruse në një paketë të gjashtë sanksionesh që kanë si synim agresionin e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi propozimet në një fjalim në parlamentin evropian.

Për çështjen vendimtare të importeve të energjisë, Von der Leyen tha:

Ky do të jetë një ndalim i plotë i importit për të gjithë naftën ruse, në det dhe tubacione, të papërpunuar dhe të rafinuar. Ne do të sigurohemi që të heqim dorë nga nafta ruse në një mënyrë të rregullt, në një mënyrë që na lejon ne dhe partnerët tanë të sigurojmë rrugë alternative të furnizimit dhe ta minimizojmë ndikimin në tregjet globale. Kjo është arsyeja pse ne do ta heqim gradualisht furnizimin rus të naftës bruto brenda gjashtë muajve dhe produkteve të rafinuara deri në fund të vitit.

Sanksionet do të kërkojnë mbështetje unanime midis 27 vendeve të BE-së – me Sllovakinë që tashmë ka treguar se do të kërkojë një përjashtim dhe Hungaria e cila sugjeron që sanksionet mbi furnizimet me energji janë një “vijë e kuqe” për ta.

Masat e tjera të propozuara përfshijnë:

Listimi i oficerëve të lartë ushtarakë dhe individëve të tjerë që akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës në Bucha dhe ata që janë përgjegjës për rrethimin e Mariupolit.

Ndalimi i tre transmetuesve shtetërorë rusë nga transmetimet e BE-së.

Përjashtimi i SberBank – deri tani banka më e madhe e Rusisë – nga sistemi i pagesave Swift, së bashku me dy banka të tjera të mëdha.

Ajo tha se Evropa ka një përgjegjësi të veçantë ndaj Ukrainës dhe gjithashtu propozoi një “paketë ambicioze rimëkëmbjeje” për vendin./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala