VIDEO - Bashkimi Evropian solli donacionin e radhës për Kosovën për luftën ndaj COVID-19

Bashkimi Evropian sot i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë donacione të ri prej 8000 eurosh për luftimin e COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se do të angazhohet që shpërndarja e donacioneve do të bëhet në mënyrë efikase.

“Ky donacion s’është i vetmi, por as i fundit dhe na ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë dhe përmirësimin e punës. Unë do të përcjelli mesazhin që të mos lejoni që të kemi donacione të tilla deri  në pafundësi dhe t’i zbatoni masat. Mos i dëgjoni ata që thërrasin mos t’i zbatoni vendimet e Qeverisë”, tha Zemaj.

Kurse, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha në këtë donacion janë 6000 mijë teste dhe maska.

“Ne sot kemi dhënë 6000 mijë teste dhe maska, gjithë kjo në vlerë prej 800 mijë eurosh, javën tjetër do të dorëzojmë ventillator. Mesazhi im është: Ju lutem respektoni kufizimet që janë për pandeminë, po shohim qe njerëzit po dalim, s’vendosin maska dhe nuk i zbatojnë rekomandimet, shfrytëzojë këtë vend që të ju kërkojë që të na ndihmoni që ky mesazh të shkojë tek qytetarët, e dimë se sistemi juaj shëndetësor nuk është i mirë nëse pandemia përhapet më shumë”, tha ajo.

Në total, donacioni i sotëm përfshin  6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor.

Dërgesa përfshin edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë. Vlera totale e këtij donacioni është rreth 800 mijë euro, dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19.

Furnizimet u prokuruan përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).