Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

BE: 95,000 vaksina anti-COVID do të arrijnë në Kosovë nga muaji maj - deri në fund të gushtit

Bashkimi Europian do të ofrojë Kosovës 95,000 doza të vaksinave Pfizer.

“95,000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë duke filluar nga muaji maj – deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar në Twitter, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo thotë se do të qëndrojmë përkrah partnerëve në Ballkanin Perëndimor, ashtu siç i ka premtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

BE ka të miratuar vaksinën kundër COVID-19, BIoNTECH – Pfizer.

Në anën tjetër dje, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ përms së cilit mundësohet furnizimi me vaksinën kundër COVID-19.

Kosova më 28 mars 2021 mori donacion nga program i UNICEF  – COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”.

Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar mbi 15 mijë persona.