BDI shpalli fitoren në komunën e Pllasnicës

Bashkimi Demokratik për Integrim me Ali Jaoski ka garuar në zgjedhjet e parakohshme lokale në Pllasnicë.

Pak pas mbylljes të vendvotimeve në Komunën e Pllasnicës, kandidati për kryetar Komune nga radhët e BDI-së, Ali Jaoski shpalli fitoren.

“I falënderoj votuesit që gjetën kohë dhe mënyrë që në këtë periudhë që ballafaqohemi me Covid-19 dolën me masivitet votuan në këto zgjedhje dhe ja dhanë votën njeriut të vërtet i cili funksionin si kryetarë Komune do ta kryejë me respekt dhe pa hile. Do të vazhdoj aty ku e la kryetari i mëparshëm me projektet do të vazhdoj ti realizojë për këta 10 muaj”, theksoi Alija Jaoski – kryetar i sapo zgjedhur i Pllasnicës, raporton TV21./21Media