Foto: Volodymyr Zelensky / facebook
BBC: Ukraina futi në territorin rus edhe tanket e Britanisë së Madhe
Një burim brenda Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar për BBC-në se tanket “Challenger 2” janë përdorur gjatë sulmit të befasishëm të Ukrainës në brendësi të territorit rus.
Lajmi është konfirmuar në kohën kur Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Ukraina ka “të drejtë e qartë” për përdorimin e armëve të dhuruara prej Britanisë për vetëmbrojtje – dhe se “kjo nuk përjashton edhe operacionet brenda Rusisë”.
Ukraina ka bërë të ditur se do të hapë korridore humanitare që t’i lejojë civilët të largohen nga rajoni ku trupat ukrainase janë në ofensivë.
Një shkallë e lartë emergjence është shpallur në rajonin rus të Belgodorit. Moska ka ngulmuar se po spraps trupat ukrainase dhe pretendon se ka rikthyer kontrollin e një vendbanimi në rajonin e Kurskut, ndaj të cilit kishte nisur sulmi i fillimjavës së kaluar.
Ushtria ukrainase pretendon se në sulmin e befasishëm ka marrë kontrollin e dhjetëra fshatrave, duke i shkaktuar goditje të madhe presidentit rus, Vladimir Putin.
BBC-ja vlerëson se inkursioni ukrainas në Rusi është fuqizuar prej armëve të shteteve perëndimore. Është raportuar se edhe makineri luftarake gjermane janë përdorur në aksione luftarake. Por thotë se i duhen armë të sofistikuara ajrore për të pasur sukses më të madh në fushëbeteja. Ushtria ukrainase ka kërkuar nga Perëndimi furnizimin me raketa me rreze më të gjata veprimi.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com