
Policia gjermane ilustrim: Pixaby
BBC: Të paktën dy të vdekur e 68 të plagosur në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë
Të paktën dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, raporton BBC.
Po ashtu, raportohet se 68 persona janë lënduar, ndër ta 15 me lëndime serioze sipas zyrtarëve lokalë.
22:34 – I dyshuari është një mjek me origjinë nga Arabia Saudite
BBC raporton se i dyshuari për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë është një mjek i Arabisë Saudite.
Personi që është arrestuar është një 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite.
Thuhet se ai ka mbërritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.
Policia thotë se për momentin nuk është në kërkim të ndonjë të dyshuari tjetër.
22:21 – Të paktën dy të vdekur e 60 të plagosur në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë
Kryeministri gjerman ka njoftuar se dy persona janë vrarë në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.
Kryeministri i shtetit gjerman tha se nuk mund të përjashtojë vdekje të tjera për shkak të lëndimeve të rënda që kanë marrë disa njerëz, raporton BBC.
Të paktën 60 persona u plagosën, shtoi ai.
21:14 – Të paktën një i vdekur në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në në Magdeburg të Gjermanisë, arrestohet i dyshuari
Shoferi i dyshuar i një makine, që u fut në një turmë njerëzish në një treg krishtlindjesh në Magdeburg në Gjermani është arrestuar, ka raportuar transmetuesi MDR dhe mediat tjera gjermane, transmeton BBC.
Dëshmitarët i kanë thënë MDR-së se makina ka mësyrë në zemër të turmës së njerëzve.
BBC-ja ka raportuar se ende nuk ndonjë të dhënë zyrtare nga policia gjermane për të arrestuarin dhe identitetin e tij.
Mediat gjermane kanë raportuar se së paku një person ka mbetur i vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Megjithatë ende nuk ka informacione zyrtare.
BBC-ja ka raportuar duke iu referuar mediave gjermane se numri të lënduarve sillet ndërmjet 60 dhe 80 sosh. Edhe agjencia franceze, AFP ka raportuar se tashmë ekipet e emergjencave kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia në Gjermaninë qendrore ka bërë të ditur se “po kryhen operacione në terren”, derisa tregu është mbyllur, por nuk janë ofruar më shumë hollësi.
Pamje të paverifikuara të ndara në media sociale kanë treguar sesi shumë njerëz kishin mbetur të shtrirë në tregun e krishtlindjeve.
Kryeministrit i Saksoni-Anhaltit, Reiner Haseloff, ka thënë se është rrugës drejt kryeqytetit të shtetit federal, Magdeburg. Është raportuar të ketë thënë se “kjo është e tmerrshme, sidomos tani në ditët para krishtlindjeve”.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com