Selia e BBC-së në Londër - Foto: REL/Epa

BBC largon 450 punëtorë nga puna

BBC News po e ul numrin e punëtorëve si pjesë e planit të modernizimit.

Lajmërimi për këtë vendim iu tregua stafit në mbledhjen e së mërkurës.

“Na duhet ta ridizajnojmë BBC News për dekadën e ardhshme, në mënyrë që të kursejë sa më shumë para”, deklaroi Fran Unsworth, drejtor i lajmeve.

“Po shpenzojmë shumë para në resorset tradicionale, dhe jo mjaftueshëm në ato digjitale”, theksoi ai.

Këto largime nga puna i shtohen 50 ‘shkurtimeve’ që janë bërë vitin e kaluar, duke bërë që BBC të largojë 500 punëtorë nga stafi i tyre prej 6 mijë punëtorëve.

BBC ka deklaruar se lajmet e tyre në të ardhmen do të fokusohen në më pak ngjarje dhe do të riorganizohen me më shumë gazetarë që janë jashtë Londrës.

Unsworth ka deklaruar se këto ndryshime duhet të kursejnë rreth 80 milionë funte deri në vitin 2022./21Media