BBC: Amazon do t’i largojë 18,000 punonjës nga puna

Amazon planifikon t’i pushojë më shumë se 18,000 punonjës, numri më i madh në historinë e kësaj kompanie, pasi po përballet për t’i kursyer kostot e mëdha.

Gjigandi online që punëson 1.5 milionë njerëz në mbarë botën, nuk e ka përmendur se në cilin vend do të ndodhin reduktimet e vendeve të punës, por tha se ato do ta përfshijnë Evropën.

Shumica e humbjeve të vendeve të punës do të vijnë nga dyqanet e saj duke përfshirë Amazon Fresh and Go dhe divizionin e burimeve njerëzore.

Shefi Ekzekutiv i Amazon, Andy Jassy, e ka përmendur “ekonominë e pasigurt” për reduktimet, duke thënë se ishte “angazhuar me shpejtësi gjatë disa viteve”.

Amazon është kompania më e fundit e madhe e teknologjisë që njofton për përjashtime të mëdha nga puna pasi kriza e kostos së jetesës bën që klientët t’i reduktojnë shpenzimet.

Punonjësit e prekur nga reduktimet pritet të njoftohen deri më 18 janar.

Ky vendim vjen pasi Amazon tha vitin e kaluar se do ta reduktojë numrin e punonjësve duke mos e cekur se sa vende pune do të reduktoheshin./BBC