Foto: KALLXO.com

Bastorja ilegale në lokalin e ish-komandantit të UÇK-së filmohet nga kamerat e fshehura

Të premten në “Drejtësia në Kosovë” u transmetua emisioni “Krimi me Baste”.

Në këtë emision u shfaqën pamjet e ekipeve të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, duke luajtur në tetë lokacione të ndryshme.

Ndër këto lokacione hulumtuesit tanë kishin arritur që të hapin llogari online edhe në lokalin e një ish-komandanti të UÇK-së.

“Man, a kisha mujtë m’e çel një account?”, pyet gazetari.

“Po, emrin qysh me ta bo“, thotë punëtori i bastores.

“Taulant”, përgjigjet gazetari.

“Po ta boj me dy T-ja”, thotë punëtori i bastores.

“Okej, se s’e kap. Me dy T-ja u kriju me sukses po thot”, shton ai.

“Qysh me i terhek paret?”, pyet gazetari.

“Fill  mundesh me i terhek, si te del tiketa, si te dalin paret”, përgjigjet punëtori i bastores.

“Okej”, thotë gazetari.

“Taulant Eurolive-ks, a din kshtu?”, pyet sërish punëtori i bastores.

“Po, po, u bo”, përgjigjet gazetari hulumtues.

Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni emisionin e plotë “Krimi me Baste”.

www.kallxo.com