Bastore në Prishtinë, arrestohet një person

Policia është informuar se në një lokal në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë janë 10 persona duke luajtur lojëra të fatit.

Në vendin e ngjarjes është kontaktuar personi përgjegjës – i dyshuari.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër te tij janë konfiskuar pajisjet elektronike.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Në prill të vitit të 2019, Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj kishte dërguar në kuvendin Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Që nga ajo ditë, lojërat e fatit në Kosovë ishin bërë ilegale dhe Policia e Kosovës kishte kryer arrestime të shumta për personat që kishin organizuar lojëra të fatit.