Bastisje të reja afër Banjskës, gjendet armatim i ri

Edhe një sasi tjetër e armatimit është gjetur sot në afërsi të Banjskës, nga Policia e Kosovës.

Policia njofton se sot ka kontrolluar terrenin në fshatin Brezne në Zveçan, pjesën malore e cila është shfrytëzuar nga sulmuesit dhe aty ka gjetur një sasi të konsiderueshme të armëve, municionit, e pajisjeve të ndryshme ushtarake.

Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e sipas policisë ato janë si në vijim:

Antiplumb, karikator me 30 fishekë, kapelë dhe doreza, maskë ngjyrë e gjelbërt, maskë tjetër, antiplumb me tre karikatorë dhe 90 fishekë, çantë e vogël për brez, pjesë e sipërme e uniformës, antiplumb me 3 karikatorë dhe 85 fishekë, armë e gjatë me 5 karikatorë me nga 30 fishekë, një rrip, dy karikatorë me nga 30 fishekë, armë e gjatë dhe dy karikatorë të pistoletës me nga 15 fishekë, gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikatorë nga 30 fishekë dhe një granat dore, armë e gjatë me pesë karikatorë me nga 30 fishekë, armë e gjatë me pesë karikatorë me nga 30 fishekë, armë e gjatë me një karikator me 30 fishekë, armë e gjatë me një karikator me 30 fishekë, radio lidhje motorol, zollë, kapelë ngjyrë ushtarake, një antiplumb me një karikator dhe 30 fishekë, një karikator, radio lidhje, xhaketë shiu, një pako me cigare.

“Pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka gjetur e sekuestruar një arsenal armësh, disa herë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.