Bastisje për drogë në zonën e Dukagjinit - FOTO

 

Njësitë Speciale të Policisë nën udhëheqjen e Prokurorisë së Pejës janë duke zhvilluar një aksion të gjerë anti-drogë në zonën e Dukagjinit.

Ekipet e KALLXO.com nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se shtatë persona janë arrestuar, derisa aksioni është duke vazhduar ende.

Siç raporton ekipi i KALLXO deri më tani janë bastisur nëntë lokacione.

Aksioni është duke i zhvilluar në zonën e Gjakovës dhe Deçanit.

Kallxo.com merr vesh se janë gjetur bimë të marihuanës që kanë qenë në fazën e tharjes.

Shtatë persona janë arrestuar deri më tani dhe janë sekuestruar prova tjera, si armë – një AK 47 dhe lloje të drogave që besohet se janë të llojit kokainë dhe marihuanë.

Lajmin për Kallxo e ka konfirmuar prokurori i krimeve të rënda në Pejë Ersan Qavolli.

“Aksioni ka nisur në mëngjes dhe është duke vazhduar ende”- tha Qavolli.