Foto-ilustrim

Bastisje në Skënderaj, konfiskohen tre armë

Policia e Kosovës ka konfiskuar tre armë gjatë një bastisje sonte në Skenderaj.

Sipas një njoftimi, bastisja është realizuar me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.

Bastisjet janë kryer në dy shtëpi, në fshatin Prekaz i Epërm dhe janë gjetur e konfiskuar një pushkë automatike dhe dy pistoleta.

“Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë intervistuar dy persona të dyshuar, ndërsa pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet në fund të njoftimit të Policisë së Kosovës.