Ilustrim

Bastisje në Skenderaj, gjenden armë

Në orët e para të mëngjesit së sotëm, Policia e Skenderajt ka kryer dy bastisje në lokacione të ndryshme.

Bastisjet janë realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe pas përfundimit të operacionit janë sekuestruar disa armë.

“Bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresës  të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, me ç’rast si rezultat i bastisjeve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë  një pushkë automatike dhe një pistoletë”, thuhet në përgjigjet e zyrës për informim të Policisë së Mitrovicës.

Në lidhej me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, Sh.G., 39 vjeçar dhe B.A., 27 vjeçar,  të cilat pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregulltë.