Bastisje në Prishtinë, sekuestrohen dy armë, 123 fishekë dhe drogë

Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, Policia ka kryer një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e  armëve të zjarrit dhe substancave narkotike.

Në raportin e Policisë thuhet se në mesin e armëve janë sekuestruar dy revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 123 fishekë si dhe sasi e konsiderueshme e substancave narkotike (dyshohet të jetë kanabis) dhe pjesë të ndryshme të armëve që dyshohet se janë përdorur për modifikim armësh.

Tutje në raport thuhet se pas bastisjes, i dyshuari A.M, 58 vjeç është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe substancave psikotrope; në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është proceduar më tej.