Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Bastisje në Prishtinë dhe Obiliq, arrestohen dy persona e një tjetër shpallet në kërkim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një tjetër një kërkim, pas një operacioni të bastisjes në tri lokacione në Prishtinë dhe Obiliq.

Sipas Policisë, gjatë bastisjes në këto lokacione janë sekuestruar në cilësi të provave materiale një peshore digjitale, një fishek, një antiplumb, 4 USB, 1 SD Card, si dhe disa shënime të pasqyrave bankare.

“Një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për aksionin që është zhvilluar dje më 09.12.2024.

Rasti është iniciuar si blersje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike.