Foto: Ilustrim

Bastisje në lokalin e Ferizajt, gjashtë të arrestuar

Gjashtë persona janë arrestuar në fshatin Babush i Ri në Ferizaj.

Policia njofton se arrestimi është bërë nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, policia  ka kryer një bastisje në një lokal- restorant ku mbahej muzikë e gjallë.

Kjo bastisje ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave tek të cilët janë gjetur dhe njëherit janë konfiskuar gjashtë armë zjarri-revole të llojeve të ndryshme.

Sipas policisë, është njoftuar Prokuroria në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorinë, gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje prej 48 orë