Bastisja në Zubin Potok Foto: Policia e Kosovës, 13.12.2024

Bastisja në Zubin Potok, ndalohet për 48 orë ish-hetuesi policor Sreqko Vukoviq

Pas bastisjes në dy lokacione në Zubin Potok, ish-hetuesi policor në Zubin Potok, Sreqko Vukoviq, është ndaluar për 48 orë ‘për armëmbajtje pa leje’.

Kështu konfirmoi për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Sreqko Vukoviq, ish-hetues, është ndaluar për 48 orë, ‘për armëmbajtje pa leje’. Ka qenë pushkë gjuetie.” – tha Elshani.

Gjithashtu ish-shefi i Operativës në Zubin Potok, Ivan Janiqijeviq, është intervistuar nga Policia e Kosovës, mirëpo është liruar në procedurë të rregullt.

“Janiqijeviq për përvetësim gjatë detyrës zyrtare. Ka shkuar në procedurë të rregullt.” – u shpreh Elshani.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut, në Varagë dhe Zubin Potok.

Gjatë bastisjes Elshani thotë se kanë gjetur uniformë, të cilën nuk e kanë dorëzuar, një jelek antiplumb, një pajisje të Policisë, një radiolidhje.

“Në Varagë dhe Zubin Potok i kemi bastisë dy vende. Ka të bëjë me përvetësim gjatë kryerjes së detyrës. Kanë marrë këta ish-kolegët tanë që kanë qenë policë. Kanë marrë diçka atje. Edhe është duke u hetuar një rast i tillë. Gjatë bastisjes kemi gjetur uniformë, d.m.th. që nuk e kanë dorëzuar; pajisje, një jelek antiplumb, një pajisje të Policisë, një radiolidhje. Një person jemi duke e intervistuar si të dyshimtë.” – ka thënë Elshani për KALLXO.com.

Bastisja në Zubin Potok; Foto: Policia e Kosovës, më 13.12.2024

Bastisja në Zubin Potok – Foto: Policia e Kosovës, 13.12.2024

 

Bastisen dy lokacione në Zubin Potok