Bastisja në Ministrinë e Bujqësisë, në vendin e ngjarjes edhe Kryeprokurori i Prishtinës - LIVE

Kryeprokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi është parë duke dalë nga objekti i Ministrisë së Bujqësisë, aty ku që nga mëngjesi i sotëm është kryer një aksion i bastisjes.

KALLXO.com raportoi nga vendi i ngjarjes për një aksion brenda Ministrisë ku janë parë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës të cilët e kanë rrethuar zonën te hyrja e Ministrisë së Bujqësisë në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Ende nuk dihet se pse është ndërmarrë ky aksion brenda këtij institucioni qeveritar.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes dhe do ju mbaj të informuar rreth këtij aksioni të Policisë së Kosovës.