Bastisja në Komunën e Istogut, shoqërohen në polici disa persona

Prokuroria e Pejës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në tri komuna, në Pejë, Istog dhe Klinë.

Ekipi i KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga objekti i Komunës së Istogut ku po zhvillohet bastisja.

KALLXO.com merr vesh se disa persona janë shoqëruar nga zyrtarët policorë.

Ky aksion siç ka njoftuar Prokuroria ka të bëjë me gjetjen e provave për dyshimet rreth keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe se ka të bëjë me ndërtime pa leje.

Në këtë aksion njoftohet janë të angazhuar pesë prokurorë dhe vet kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes: