Foto: Policia e Kosovës

Bastiset shtëpia e një 48 vjeçari në Istog, konfiskohen dy armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e një 48 vjeçar në Suhogrellë të Istogut ka konfiskuar dy armë, një pushkë automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie.

I dyshuari fillimisht ishte arrestuar dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit ishte liruar.

Tutje është njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit po ashtu janë konfiskuar dy karikator të pushkës AK-47 dhe 27 fishek të ndryshëm.

Sipas Policisë rasti është dërguar në procedurë të rregullt.

Foto: Policia e Kosovës