Policia e Kosovës

Bastiset një lokal në Prizren, policia gjen mbetje të lëndëve narkotike

Një bastisje ka ndodhur në orët e para pas mesnatës së 9 prillit, në një lokal në Prizren.

Policia ka njoftuar se bastisja ka ndodhur në një lokal që gjendej në fshatin Landovicë në Prizren.

Pronari i lokalit ishte një shtetas i Shqipërisë.

Gjatë bastisjes policia ka njoftuar se ka gjetur dhe konfiskuar gjashtë qese me mbetje të substancës narkotike të llojit kokainë.

Pesha e lëndëve narkotike nuk është përcaktuar ndërsa i dyshuari edhe është arrestuar për këtë çështje.

I njëjti është intervistuar nga hetuesit policor dhe për rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.

Pas intervistimit prokurori ka marrë vendim që i njëjti të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si posedim i narkotikëve.