Ilustrim

Bastiset lokali për lojëra ilegale të fatit në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bastisur mbrëmë një lokal në Fushë Kosovë, nën dyshimin se brenda tij po zhvilloheshin kundërligjshëm lojëra të fatit.

Njësitet policore si dëshmi kanë gjetur dhe konfiskuar një Softuer, katër shtëpiza kompjuteri, një DVR të kamerave të sigurisë, një printer të tiketave dhe një qese  të zezë e mbushur me tiketa të luajtura.

Në këtë rast, është arrestuar një i mitur i cili është gjetur duke punuar në lokal, ndërsa pronari i lokalit nuk dihet ende se kush është.

Në lidhje me këtë rast policia ka bërë të ditur se ka njoftuar edhe inspektorët komunal, kurse i dyshuari, pas intervisitmit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.