Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Bastisen tri lokacione në Lipjan, sekuestrohen katër armë e municion
Policia e Kosovës ka bastisur tri lokacione në Komunën e Lipjanit dhe ka sekuestruar armë e municion.
Gjatë aksionit të policisë në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë sekuestruar një AK-47 me 10 fishekë, karikatorë, një pushkë e gjatë gjysmë-automatike, një pistoletë Zoraki (me gaz) dhe një pushkë të gjatë automatike.
Për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Me vendim të prokurorit në mbajtje janë dërguar personat me iniciale B.B dhe Rr.B.
“Ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës të datës 24.07.2024.
Shënim: Në ora 11:22 janë ndryshuar inicialet e personave të ndaluar pas njoftimit nga Prokuroria e Prishtinës që në njoftimin paraprak është lëshuar një gabim.